Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit shkon nga 0.7-1.2%.
Deklaratën, Rama e dha në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, gjatë një bashkëbisedimi m Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo.
“Për ne vjen natyrshëm, sepse ne e kemi mësuar vlerën e lirisë dhe demokracisë gjatë gjithë jetës së shtetit tonë. Ne kemi qenë të deprimuar nga të drejtat me metodat më brutale të para ndonjëherë brenda perandorisë komuniste. Shqipëria është një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit shkon nga 0.7-1.2%. Pra, ne nuk kemi asgjë tjetër përveç një mirëkuptimi të plotë dhe një mbështetje të plotë nga i gjithë opinioni publik në Shqipëri. P
Pyetja e madhe që shtrohet, është sesi demokracitë mund t’i bëjnë ballë një diktatori, ose një regjimi diktatorial në një konflikt, sepse demokracitë duhet të luftojnë dhe të njëjtën kohë, duhet të dëgjojnë njerëzit. Ndërsa, Vladimir Putini nuk ka ndokënd tjetër që të dëgjojë”, theksoi ai.