I ftuar në podcasting e Ramës mëngjesin e sotëm ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila mbyll misionin e saj në Shqipëri.
Christof Landor është shkrimtar. I pyetur nga Rama për një përgjigje të sinqertë se çfarë nuk I pëlqen nga Shqipëria dhe shqiptarët ai tha: Jeni njerëz me zemër të ngrohtë dhe miqësore. Por më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë. E shikon në ditën e përditshme, në trafik, secili do të kalojë I pari. Kjo është një pengesë e madhe. Pakujdesia me mjedisin. Plehrat.
Përgjigjet Rama: Nuk jemi vetëm të mirë me të huajt, por me miqtë është një detyrim që e kemi të trashëguar. Është më shumë në ADN tonë.