TEPELENË- Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë foli për mediat ndëraa u pyet për konceptimin e vetërefomimit. Shefi i qeverisë theksoi riorganzimimi i PS-së shkon në funksion të rritjes së eficencës dhe rezultateve më të mira.
“Ne gjithmonë kemi tendencën t’i lidhim reformat me njerëz , me persona, me lirime, emërime apo me shkarkime, por vetëreformimi është më I gjerë se sa kaq. Është një rikonceptim dhe një riorganzimi I procesit qeverisës në funksion të rritjes së eficecës, rritjes së kapaciteteve për të arritur rezultate më të mira dhe të qëndrueshme”, tha Rama. Rama foli se kanë diskutuar për një sërë temash dhe sfidash, me të cilat duhet të përballet Shqipëria në funksion të së ardhmes
“Rritja e interesit të investitorëve të të huaj dhe tani nuk flasim për projekte të fokusuar në sektorin e energjisë, por këtu flasim për investitor të mëdhenj në turizëm, në fushën e teknologjinë, të cilët deri pak vite më parë nuk do ta konsideronin fare shqiptarinë për të zgjeruar biznesin e tyre”, tha Rama.
Shefi i qeverisë tha se një tjetër sfidë për Shqipërinë është rritja e cilësisë së krahut të punës. Ai u ndal edhe tek forcimi i monedhës kombëtare, ndërsa theksoi se ky është një sukses.
“Sfida kryesore është rritja e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk mund të konkurrojë më me krahun e lirë të punës. Një lekë i fortë në këtë moment dhe në këtë kohë, kur një lekë i dobët do na kishte sjellë një dhimbje koke, por nga ana tjetër duhet kuptuar se është një alarm për sektorin fason ku nuk mund të vazhdohet më duke përsëritur të njëjtën gjë duke pritur rezultate ndryshe. Reformë tjetër në arsim, për të thelluar më tutje një proces, ku ne nuk mund të mos jemi të përgatitur përballë kësaj kohe të re, lëvizjet demografike, rënie të lindshmërisë, ndryshime që ndodhin edhe vetë brenda teknologjisë”, tha ai. Më tej, Rama tha se edhe platforma e-albania po i nënshtrohet ndryshimeve për të sjellë risi në shërbimin e qytetarëve.
“Platforma e-albania do të komunikojë qytetarët njësoj si chat gpt dhe këtë proces do ta shtrijmë edhe në drejtësi. Do të rrisë transparencën dhe do informojë publikun”, tha Rama.