Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën.
Nga pamjet e shpërndara nga kryeministri Rama, shihet se sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë formën e flamurit kombëtar.
“Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.