Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me kryeministrin Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se sa i takon marrëdhënies me Kosovën dhe sesi mund të zgjidhjen konfliktet mes tyre, do t’i diskutojnë gjatë mbrëmjes.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë.

E njoh planin e shtensionimit përmendësh… është tërheqja e kryetarëve të bashkive, po sa i takon Serbia i ka realizuar nga ana e saj. Duam paqe dhe për këtë punojmë çdo ditë. E di që në Tiranë e shohin Serbinë të keqe. te keqe. Situata është e vështirë këtu. Ajo që na mbetet është të bëjmë gjithçka për paqen.

Nuk kam pasur asnjë problem të takoj Albin Kurtin. Nuk e kam parë propozimin e Edi Ramës për asociacionin e komunave serbë në Kosove.

Plani franko gjerman i referohet asociacionit të komunave serbe. Kërkojmë vetëm të vendosen në zbatim parimet dhe vetëm kaq. Çështja është se asociacioni komunave duhet të krijohet, tha ai.