Zgjedhjet parlamentare në Spanjë, më 23 korrik, përfunduan me bllokadë politike, pasi e djathta dështoi të arrinte fitoren e parashikuar vendimtare. Opozita konservatore, Partia Popullore e Alberto Nunez Feijoos, i mundi socialistët në pushtet të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, dhe ka të ngjarë të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë e re.
Megjithatë, ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e plotë dhe, madje, edhe me mbështetjen e partisë anti-migrante, Vox, do t’i mungojnë votat në Dhomën e Ulët të Parlamentit për të siguruar kryeministrinë.
Asaj do t’i duhej edhe mbështetja e partive më të vogla rajonale. Por, shumica thonë se nuk do ta mbështesin një qeveri që i ka dhënë së djathtës ekstreme rol, për herë të parë që nga miratimi i Kushtetutës së Spanjës më 1978 – pas diktaturës katërdekadëshe të Francisco Frankos.
Pse u thirrën zgjedhjet?
Zgjedhjet kombëtare duhet të mbaheshin në dhjetor, por Sanchez thirri papritur votimet e parakohshme, gjatë sezonit të pushimeve verore, pasi e majta doli keq në zgjedhjet lokale që u mbajtën në maj.
Qëllimi ishte për të çorientuar Partinë Popullore, duke e detyruar atë të bënte fushatë gjatë kohës sa negocionte për koalicion me partinë Vox, pas zgjedhjeve lokale.
Partia e Sanchezit ia doli deri diku, duke e bllokuar të djathtën dhe duke fituar dy vende shtesë, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019.
Çfarë thoshin sondazhet?
Sondazhet e opinionit sugjeruan se Partia Popullore dhe Vox do të fitonin bashkërisht së paku 176 vendet e nevojshme për një shumicë.
Dy sondazhe të mëdha, të publikuara natën e zgjedhjeve, sugjeruan gjithashtu se ato do të siguronin shumicën.
Megjithatë, Partia Popullore rezultoi më keq seç parashikohej, ndërsa ajo e Sanchezit performoi më mirë.
Pse u thirrën zgjedhjet?
Zgjedhjet kombëtare duhej të mbaheshin në dhjetor, por Sanchez thirri papritur votimet e parakohshme, gjatë sezonit të pushimeve verore, pasi e majta doli keq në zgjedhjet lokale që u mbajtën në maj.