Tregu kinez i makinave pati një rritje pothuajse dyshifrore nga janari në qershor, duke hapur rrugën për një rritje të madhe për të gjithë vitin, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Kinës.
Kompanitë kineze të makinave prodhuan 13.25 milionë automjete në gjysmën e parë të vitit dhe dorëzuan 13.24 milion njësi, me një shtim përkatësisht 9.3 dhe 9.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në lidhje me makinat e udhëtarëve, shitjet u rritën në 2.1 për qind në qershor, duke arritur në 2.27 milionë njësi. Dorëzimet në gjysmën e parë të vitit arritën në 11.27 milionë njësi, 8.8 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të 2022-shit.
Markat kineze kanë pasur rritje të popullaritetit të tyre. Ata zunë 53.1 për qind të tregut të brendshëm të makinave të vendit në gjysmën e parë të vitit, gati 6 pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme.
Statistikat e Shoqatës të Prodhuesve të Automjeteve të Kinës tregojnë se 3.75 milionë automjete me energji të reja u shitën në vend në gjysmën e parë të vitit, 44.1 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, duke përbërë për 28.3 për qind të të gjitha shitjeve të makinave të reja sipas CMG-se.
Shoqata vlerëson se shitjet totale të automjeteve me energji të reja mund të arrijnë 9 milionë njësi këtë vit, nga 6.89 milionë në vitin 2022.