Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në rajonet kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë po cilësohet gjithmonë e më shumë si një mundësi e mirë ekonomike për zonat në të dyja anët e kufirit. Prefektura e Gjirokastrës po bashkëpunon me partnerët grekë duke mundësuar promovimin e vlerat turistike në zonën kufitare me Janinën. Projekte të tilla cilësohen të dobishme për rritjen e vizitueshmërisë dhe guidat e përbashkëta turistike në rajonet kufitare.
“Është shumë i rëndësishëm sepse kjo kërkon të krijojmë rrugë të përbashkëta tematike në mënyrë që turistët të harxhojnë sa më shumë kohë në të dyja anët e kufirit ose për të krijuar paketa të përbashkëta si në pjesën greke dhe në pjesën shqiptare për të harxhuar sa më shumë kohë. Por mund të themi është i rëndësishëm sepse këto studime, këto zhvillime të projekteve dalin nga konturi i përgjithshëm dhe krijojnë disa inovacione digjitale për të gjitha këto gjeolokacione dhe për zhvillimin e tyre në rajonin e Gjirokastrës” – tha Arjan Korkuti, sekretar i përgjithshëm, prefektura Gjirokastër.
“Bashkëpunimi me bashkinë e Igumenicës dhe universitetin e Janinës për të promovuar avantazhin krahasues që ekziston në zonat tona është për tu vlerësuar. Vazhdojmë promovimin megjithëse e kemi promovuar edhe në aktivitete të tjera nëpër Europë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale kemi tërhequr interesin e opinionit boteror” -tha Kristostomos Stylos, profesor i Universitetit të Janinës. Përgjatë kësaj vere qyteti i gurtë dhe fshatrat kufitarë të Gjirokastrës po vizitohen nga një numër në rritje turistësh nga Greqia.