Ditën e hënë, 17 korrik, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi. Takimi vjen në përgatitje të Samitit për Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Report TV mëson se në takimin e të hënës kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, si dhe komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Ende nuk ka një konfirmim nga kryeministri Albin Kurti.
Ky takim ishte paralajmëruar nga Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani. Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron.
Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./Shqiptarja.com