Këtu janë informacionet e fundit se çfarë po ndodh nga konferenca e NATO-s në Lituani.
– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti më parë një konferencë shtypi së bashku me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
– Zelensky tha se NATO i ka dhënë një sinjal të fuqishëm Rusisë se Ukraina do të jetë një shtet i pavarur.
– Ai vlerësoi rezultatet e samitit, por tha se marrja e ftesës së Ukraina për t’u bashkuar me NATO-n – e cila nuk është ende zyrtarisht në tryezë – do të kishte qenë rezultati ideal.
– Ai tha se e kupton që disa njerëz kanë frikë të flasin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, sepse “askush nuk është i gatshëm të ketë një luftë botërore”.
– Toni i Zelensky shënoi një ndryshim të tonit nga e marta, kur ai tha se ishte “e paprecedentë dhe absurde” që Ukraina nuk kishte më shumë detaje se kur mund të bëhej anëtare e NATO-s.
– Stoltenberg tha se Ukraina është “më afër NATO-s se kurrë më parë”.
– Ai shtoi se NATO “nuk mund të lejojë kurrë që Moska të fillojë të vendosë se kush mund dhe nuk mund të jetë anëtar”.
– Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me Zelensky këtë pasdite.