“San Siro” ende ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve, e cila mund të jetë e pesta e kompeticionit më të mirë europian që luhet në Milano. Drejtuesit e Federatës e bën këtë duke paraqitur shprehjen e interesit në UEFA për të pritur finalen e vitit 2026 ose 2027, një kandidaturë e cila më pas do të duhet të paraqitet zyrtarisht deri më 21 shkurt 2024 për të sjellë organin evropian në vendimin përfundimtar.
Veç mitikut “San Siro” është edhe kandidatura e “Puskas Arena” në Budapest. Nëpërmjet faqes së saj të internetit, UEFA komunikoi se kishte marrë deklarata interesi nga Milano dhe Budapesti për Champions League, ndërsa 4 shtete janë në garë për Ligën e Europës (Dusseldorf-Frankfurt-Gelsenkirchen-Leipzig-Shtutgart për Gjermaninë, Bukuresht për Rumaninë, Glasgow për Skocinë, Stamboll për Turqinë).
Gjashtë shtete janë në garë për të marrë të drejtën e finales në Ligën e Konferencës (Leipzig për Gjermaninë, Jerusalemi për Izraelin, Oslo për Norvegjinë, Glasgow për Skocinë, Gjenevë për Zvicrën dhe Stamboll për Turqinë).