Grupi mercenar Wagner nuk është më “pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetjen e operacioneve luftarake në Ukrainë. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Pentagonit, pak javë pasi grupi Wanger tentoi grusht shteti në Rusi.

“Në këtë fazë, ne nuk shohim që forcat Wagner po marrin pjesë në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit të qershorit, luftëtarëve të Wagnerit iu tha se mund të bashkohen me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkojnë në Bjellorusi me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhinin. Por, në fillim të kësaj jave, Kremlini tha se Putin ishte takuar me Prigozhinin në Moskë vetëm disa ditë pas kryengritjes.

Duke folur për të përditshmen ruse Kommersant më 13 korrik, ai tha se ata e kishin mundësinë të “vazhdonin shërbimin e tyre” për ushtrinë e rregullt ruse.

“Ata do të ishin udhëhequr nga personi që ka qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë kësaj kohe”, shtoi Putin, duke iu referuar vetes.

Wagner besohet se e kishte ndihmuar Rusinë ta aneksojë Krimenë në vitin 2014 dhe ka luftuar në disa nga betejat më të përgjakshme së fundi. Ky grup luajti rol të rëndësishëm në kapjen e qytetit në lindje të Ukrainës, Bahmutit, për Rusinë.