Pas një darke të bollshme ndodh gjithnjë që ushqimi të teprojë edh epër disa ditë më pas. Madje ka nga ata që preferojnë që ushqime të caktuara t’i shijojnë ndonjë ditë pasi janë gatuar.
Shija nuk është e njëjtë dhe pikërisht këtu nis dhe diskutimi i ekspertëve. Çfarë procesesh ndodhin në pjatat tuaja të preferuara disa orë pasi janë gatuar dhe si ndikojnë ato në shëndet pasi i konsumoni?
Çfarë është e sigurtë?
Pasi të keni gatuar drekën apo darkën apo kur merrni me vete ushqimet e mbetura nga restoranti kini parasysh se ushqimi duhet të futet në frigorifer që në dy orët e para pas përgatitjes së tij.
Kjo kohë bëhet akoma më e shkurtër kur jashtë bën vapë duke u ngushtuar në vetëm 1 orë.
Këtë mund ta mbani në mëndje teksa shkoni për ndonjë piknik gjatë verës apo pranverës.
Ushqimet që keni marrë me vete duhet të konsumohen sa më shpejt ose të ruhen në frigorifer sa më shumë.
E për këtë sipas ekspertëve ka një arsye shumë të fortë.
Ushqimi që rri për një kohë të gjatë në temperaturë ambienti, krijon një mjedis të përshtatshëm për bakteret e këqija.
Bakteret mund të zhvillohen në një mjedis në teperaturë që varion nga 4 gradë deri në 60 gradë sipas nutricionistëve.
Në fakt kjo hapësirë është dhe zona e rrezikshme për sa i përket ushqimit sipas USDA, pasi mund të zhvillohen baktere si Salmonela, E – Coli dhe shumë të tjera. Këto baktere më pas lidhen me sëmundje serioze të organizmit.
Kjo është e rëndësishme sidomos nëse vuani nëse vuani nga sëmundje të mëparshme të transmetuara nga ushqimi.
Simptomat e këtyre sëmundjeve janë diarre, të vjella, dhimbjet e barkut, të përzierat, ethet apo lodhja.
Po nëse i ngrohni ushqimet?
Edhe nëse i ngrohni mbetjet e ushqimeve që kanë ndejtur jashtë frigoriferit për më shumë se 1-2 orë nuk mund të jeni të sigurtë se bakteret nuk janë më aty.
Ngrirja apo ngrohja e një ushqimi në të cilin janë zhvilluar baketeret e këqija nuk jep siguri mbi eliminimin e plote të tyre, thjesht ngadalëson procesin e përhapjes. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mos e lini ushqimin tuaj jashtë frigoriferit dhe ta hidhni menjëherë nëse kjo ndodh. Më të rrezikshme janë ushqimet e lagështa, karbohidratet, mishi apo sallatat e ndryshme.
Këto këshilla janë veçanërisht të vlefshme për ata që kanë sistem imunitar të dobët siç janë fëmijët apo të moshuarit.