Dinamo e futbollit ka lëvizur në merkato. Blutë e kryeqytetit sezonin e ri do luajnë në Superligë, teksa kanë bërë disa afrime. Pas kthimit nga huazimi të Albion Markut, “Nëndetësja” zyrtarizoi edhe Rustem Hoxhën për mbrojtjen dhe Luis Kaçorin për sulmin.
Tanimë klubi po mendon edhe për portën, teksa i përzgjedhur është Edmir Sali. Gardiani i dalë nga Flamurtari, prej 2019 ka bërë mirë me Laçin dhe Kastriotin në Superligë, duke spikatur me paraqitjet e tij.
Akordi mes palëve është arritur, ndërsa pritet vetëm prezantimi i 25-vjeçarit. Veç tij, me Blutë janë bashkuar në stërvitje edhe Dejvid Kapllani (ish-i i Erzenit) dhe Lorran (ish-i i Bylis).