Këngëtari nga Kosova Ylli Limani, nuk do të performojë në Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një njoftimi të shpërndarë në InstaStory, lajmëroi fansat se koncerti i tij i paralajmëruar në këtë qytet ishte anuluar, shkaku i ligjit për muzikën në orët e vona.

“Për shkak të ligjit që e ndalon muzikën pas orës 23:00, eventi i planifikuar për sonte në Durrës anulohet për një datë tjetër. Ju dua, mos u mërzitni, veç shëndosh me qenë”, shkroi Ylli në InstaStory.