54-vjeçari, Edmond Hatja është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit.
Në prangat e policisë ka rënë dhe 33-vjeçarja, Majlinda Bajrami, për moskallëzim krimi.
Në saj të këtij operacioni janë sekuestruar, 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund. Gjithashtu janë sekuestruar 3 celularë e 3 peshore elektrike që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.