Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla ka ushtruar të drejtën e votës.
Pasi shprehi vullentin e tij, Memolla mbajti një fjalë të shkurtër para gazetarëve.
Memolla thotë me bindje se nuk rrezikon aspak, teksa shpreson që të marrin pak a shumë të njëjtin rezultat me atë të 14 Majit, ku fitues është shpallur ai me një diferencë të vogël votash përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxhës.
”Procesi po shkon shumë mirë, pavarësisht një incidenti të vogël. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak.
Shpresojmë pak a shumë të njëjtin rezultat si në 14 Maj. Nuk merrem me kundërshtarin, por me veten time. Problemi i fotografimit të votës është administruar nga KQZ dhe KZAZ”, u shpreh ai.