Kultura dhe gatimet shqiptare po tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Është ky citimi i Revistes prestigjoze amerikane “travel and leisure” në një një artikull të zgjeruar për kuzhinen e vendit tonë. Gjatë gjithë shekujve është trashëguar koncepti thelbësor shqiptar i besës, një kod nderi që promovon mikpritjen bujare ndaj të huajve.
Ideologjia thotë se një shtëpi i përket së pari mysafirëve dhe Zotit, dhe më pas pronarit. Agroturizmi citohet si një nga pikat thelbëore të promovimit të produkteve vendase, përfshirë këtu edhe fermat e vogla dhe restorantet që ofrojnë ushqimore tradicionale shqiptare.
Të huajt kanë ndarë eksperiencat e tyre në vendin tone, duke e cilësuar Shqipërinë si një destinacion ushqimor ende të pazbuluar. Në artikull po ashtu listohen jo vetëm ushqimet por edhe vende qëndrimi të cilat kanë pas histori trashëgimie.
I sunduar nga një regjim komunist brutalisht nga viti 1944 deri në 1992, vendi është tani një demokraci – dhe një nga destinacionet e udhëtimit me rritje më të shpejtë në Evropë.
Kryeministri aktual, Edi Rama, po bën hapa përpara për të mirëpritur udhëtarët ndërkombëtarë, duke ftuar markat e hoteleve për të hapur prona dhe duke mbrojtur fort për pranimin në Bashkimin Evropian, shkruhet më tej.
Klima e qetë e vendit dhe kultura mikëpritëse po e kthejnë Shqipërinë në një nga vendet më të preferuara nga të huajt në mesdhe.