Gjithnjë e më shumë njerëz po e zbulojnë Shqipërinë si një destinacion udhëtimi dhe ajo ka shumë për të ofruar, pasi deti është i kaltër si në Karaibe, malet po aq të larta sa në Zvicër, sipas një dokumentari të Deutsche Welle.
Çmimet janë optimale dhe vizitorët priten me shumë mikpritje. Astrid Benolken e DW udhëtoi në Shqipëri dhe ju thotë se çfarë ju pret.
”Këtu nuk jane Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq. Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë. Për një kohë të gjatë Shqipëria nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Konsiderohej si një vend i varfër, i pazhvilluar dhe me kriminalitet. Por gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në këtë vend.
Por, çfarë ka ndryshuar këtu. Dhe si është Shqipëria për dikë që dëshiron ta vizitojë? Unë do ju shoqëroj gjatë një udhëtimi në këtë vend dhe do t’ju tregoj vende të ndryshme që mund të vizitoni. Axhenda ime për dy ditët e ardhshme, bunkerë, plazhe dhe Bjeshkët e Namuna.
Tani po shkoj në kryeqytet, në Tiranë. Këtu takohet Shqipëria e Veriut me atë të Jugut, tradita me modernen, natyra me jetën e natës. Tirana është zemra e Shqipërisë, sheshi ”Skënderbej” ndodhet në qendër të saj. Pavarësisht jetës dinamike, shqiptarët gjithmonë gjejnë kohë për të pirë një kafe. Nuk është çudi pse nuk gjen një qytet tjetër në Europë me kaq shumë kafene për numër banorësh.
Kur je në Shqipëri, sillu si një shqiptar, kështu përpara se të nisem për udhëtim, po e nis ditën me një kafe. Edhe këtu në sheshin kryesor, ajo kushton rreth një euro. Nëse dëshiron të dalësh nga Tirana për të exploruar pjesën tjetër të Shqipërisë, mund të shkosh këtu, në terminalin e autobusëve. Këto miniautobusë mund t’ju çojnë në çdo cep të Shqipërisë, oraret e tyre jo gjitmonë janë të thjeshta për t’u kuptuar dhe jo gjithmonë ata u përmbahen orareve, kështu që është mirë të pyesni vetë shoferët për nisjen. Ata janë gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar.
Nëse jeni shofer i zoti, dhe i gatshëm për të rrezikuar, mund të udhëtoni me një makinë me qira ashtu si bëra unë. Le të nisemi. Rregulli më i rëndësishëm për të udhëtuar: Mos hezito t’i biesh borisë. Shqipëria kurrë nuk ka qenë e begatë në një periudhe të caktuar, madje në vitet ’90 vendi ra në krizë ekonomike dhe si rrjedhojë shumë njerëz humbën kursimet e tyre. Por, ka qenë gjithmonë e pasur me njerëz kreativë dhe zona të bukura. Edhe romakët e vjetër thanë: O zot, sa bukur është këtu dhe vendosën të qëndrojnë. Ky amfiteatër këtu në Durrës të kujton atë periudhë.
Në ditët e sotme, ideja e pushimeve të lira tërheq shumë turistë në Shqipëri.
Hotele të rinj po ngrihen kudo dhe plazhet po përgatiten për numër të madh turistësh. Përgjatë viteve është gjithnjë e më thjeshtë për të ardhur këtu dhe për të shijuar detin dhe diellin pa shpenzuar më shumë para se të mban xhepi. Por rritja e turizmit gjithashtu ka ndryshuar edhe vendin. Mbrojtja e natyrës përballë zhvillimit ekonomik, natyra e egër përballë turizmit. Ky debat po zhvillohet kudo në Shqipëri. Në jug një aeroport i ri po ndërtohet në mes të një zone të mbrojtur. Jam në kërkim të natyrës dhe aventurës. Fillimisht po mar diçka të shpejtë. Një byrek në ditë të mban larg doktorit. Kushton vetëm 40 cent.
Tani po udhëtoj drejt Veriut, në Shkodër. Nga rrënojat e kështjellës Rozafa, sodis perëndimin e diellit. Trumzë e freskët në kështjellë, sa erë e mirë. Edhe ne verë, numri i turistëve në qendrën kulturorë të Shqipërisë së Veriut është i menaxhueshëm. Hyrja në kështjellë kushton 3,50 euro dhe pamja prej këtu nuk ka të paguar. Malet mbrapa do jenë ndalesa e radhës. Për të shkuar aty, më duhet të nisem herët në mëngjes. Sepse trageti që operon në Liqenin e Komanit niset prej këtej vetëm një herë në ditë. Udhëtimi për në bregun tjetër, në Fierzë, zgjat 2,5 orë. Po fryn pak erë por ja vlen sepse pamja është e mahnitshme. Rezervuari shtrihet përgjatë 34 kilometrave.
Rrugës takohem me Ermal Serjanin. Mësues fiskulture që punon si guidë turistike në verë. Ndërsa plazhet në jug të Shqipërisë janë të mbipopulluara në këtë periudhë të vitit, nuk është kështu situata në veri ku ka shumë për të parë. Njerëzit janë kuriozë për të parë nga afër jetën e vendasve këtu. Në veri një gjë e veçantë që mund të bësh është ecja dhe sportet e aventurës. A ka vendi mjaftueshëm kapacitete për këto? Tani për tani, mendoj se po. Por mendoj qe do vijë një moment kur do të na duhet të bëjmë gjëra ndryshe për turizmin. Nga Fierza.
Vazhdoj rrugën drejt Luginës së Valbonës në mest të Bjeshkëve të Namuna. Quheshin të tilla sepse për një kohë të gjatë zona ishte aq e izoluar sa njerëzit që banonin këtë e rregullonin jetën me ligjet e tyre. Por, mos u shqetësoni, Shqipëria është po aq e sigurt për udhëtarët sa edhë destinacionet e tjera ne Evropë. Megjithëse është përhapur klisheja se Shqipëria ka shumë kriminalitet, mbetet vetëm një klishe. Si një femër që udhëton vetëm, jo vetëm që ndihem e sigurt këtu, por edhe e mirëpritur. Pjesa më e madhe e njerëzve që kam takuar kanë qenë shumë mikpritës. Ka vetëm një vend këtu ku duhet të hapësh sytë, dhe është rruga. Nëse ju ndodh të udhëtoni në rrugë të pashkelura, rrugët ndonjëherë duken kështu.
Megjithëse shqiptarët janë ndonjëherë njerëzit më të arsyeshëm që mund të ndeshni, rruga ka rregullat e veta. Kështu që kur je në mëdyshje, hip në autobuz. Lugina e Valbonës është e rrethuar nga maja të mbuluara me dëborë, disa prej tyre janë pothuajse 2 700 metra të larta. Unë do bëj atë që kryeson listën e çdo vizitori këtu: Do shkoj për hiking. Tregoni kujdes sepse ka arinj dhe ujqër në këtë zonë. Ka shtigje për çdo nivel vështirësie. Megjithatë duhet të kesh eksperiencë në ecje ose të jesh i shoqëruar nga dikush që ka eksperiencë. Jo të gjitha shtigjet janë të markuara qartë. Gjatë ecjes, ndesh disa struktura që duken si anije kozmike.
Këta janë bunkerë. Nëse shikoni me kujdes, do gjeni kube prej betoni si kjo këtu kudo në Shqipëri. Ato shërbejnë si kujtesë e një periudhe që shqiptarët nuk kanë dëshirë t’ua kujtosh. Për më shumë se 40 vite Shqipëria ishtë pothuajse totalisht e izoluar nga bota. Diktatori Enver Hoxha nga frika e një sulmi nga jashtë porositi ndërtimin e 750 000 bunkerëve. Vetëm 200 000 u ndërtuan në fakt. Ato që kanë mbijetuar në ditët e sotme janë ose vende për të parë ose rrënoja. E shkuara ka lënë gjurmë në peisazhin dhe ekonominë shqiptare, që ndihet edhe sot. Kjo është arsyeja pse natyra këtu në veri është e paprekur nga dora e njeriut. Sepse zona është e izoluar dhe nuk ka infrastrukturë dhe as industri. Dhe të rinjtë këtu nuk kanë perspektivë për të ardhemn e tyre.
Nëse kërkon të bësh detyrën tënde, të sigurohesh që zona zhvillohet me hijeshi dhe qëndrueshmëri, vendi më i mirë për të qëndruar është një nga bizneset famijare të zonës, si bujtina e Arben dhe Farie Selimaj buzë të luginës që ka një pamje të fantastike. Këtu duket si në përrallë. Faria ka gatuar darkën për miqtë dhe më një herë më angazhon mua të shtroj tavolinën. Jam shumë e uritur. Ky ushqim duket shumë i mirë, mezi po pres. Të gjithë duhet të japin një dorë sepse sot do qëndrojnë 25 të ftuar këtu.
Kemi planifikuar të shtojmë 6 dhoma të tjera sepse kemi kërkesa. Dhe nuk i përgjigjemi dot të gjitha kërkesave. Besoj se me aq boll. Më pëlqen t’u shërbej njerëzve, por nëse pranojmë shumë nuk e përballoj dot fluksin. Ka byrek dhe suxhuk. Biseda për hiking në kohë me borë, mikëpritje dhe male magjepëse. Shqipëria i ka të gjitha. Natyrë të virgjër dhe qytete plot me gjallëri, male, plazhe, diell, dëborë.