Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA-së Biden do jetë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë me Zelenskyn, gjatë takimit të tyre këtë pasdite në samitin e NATO-s më Vilnius.
Dyshja do të diskutojnë për vendimin e NATO-s që nuk do japë një afat kohor të qartë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Zelensky e ka kritikuar NATO-n për atë që ai e sheh si vonesa në përcaktimin e afatit kohor të anëtarësimit të Ukrainës, duke e quajtur atë “të paprecedentë dhe absurd” të martën.
“Biden e di se presidenti Zelensky ka pikëpamje të forta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato pikëpamje,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në një intervistë për MSNBC.
“Edhe presidenti Biden, është gjithashtu shumë i drejtpërdrejtë, i sinqertë me presidentin Zelensky. Ky do të jetë karakteri i takimit që ata kanë.”