Njerëzit në ekran mund të vrapojnë dhe sërish nuk do të duken të djersitur apo të skuqur. Mëngjesi i një çifti në film nis plot romancë. Personazhet shfaqen në mes të borës dhe nuk kanë ftohtë, ndonëse nuk mbajnë shall e kapuç.
Janë këto disa nga detajet që na habisin, ndërsa na lindin shumë pikëpyetje:
Personazhet në filma nuk mbajnë kapele
Të gjithë e kuptojnë se xhirimet e filmave zhvillohen brenda studiove dhe bora e dendur mund të jetë thjesht grafikë kompjuterike. Por megjithatë, mungesa e kapuçit, dorashkave dhe shalleve është e çuditshme. Personazhet ndodhen në mes të një stuhie bore dhe nuk kanë asnjë nga këta aksesorë dimri. Shikuesit ngrenë pyetjen se përse i ftohti dhe acari nëpër filma është kaq joreal.
Mëngjeset luksoze që askush nuk i konsumon
Personazhi kryesor zbret për të ngrënë mëngjes me një xhaketë mbi supe, kafshon shpejt një copë briosh, tërheq një gllënkë kafe dhe largohet. Ose mund të mos hajë fare dhe thjesht të shfaqet nduke lexuar gazetën.
Por, për të përgatitur një mëngjes kaq të larmishëm duhen disa orë. Duket sikur e zonja e shtëpisë është zgjuar që në pesë të mëngjesit dhe ka gatuar vezët e skuqura me proshutë, bukë të thekur të freskët apo sallatën e frutave. Ajo është përpjekur për bashkëshortin e saj, por ai nga ana tjetër injoron mundin e saj dhe tregon se ka gjëra më të rëndësishme për të bërë. Por, nisur nga ky fakt, pse gruaja gruaja vazhdon të ketë kaq durim?!
Personazhet i lajnë dhëmbët pa pastë dhëmbësh
Skenat ku personazhet lajnë dhëmbët shkaktojnë shumë pyetje. Është e paqartë se si arrijnë të lajnë dhëmbët pa përdorur pastë dhëmbësh. E kuptojmë se shkuma e pastës nuk është mjaftueshëm estetike në ekran, por mënyra si personazhe merr furçën dhe nis menjëherë të pastrojë dhëmbët shkakton habi te shikuesit.
Çantat e kartonit pa doreza
Kur personazhi shkon në market të blejë ushqime për javën e ardhshme, ai shfaqet në fund me një ose maksimumi dy qese letre, të cilat nuk kanë doreza dhe janë aq të vështira për t’u mbajtur sa që mund të bien. Një skenë e zakonshme është që një vajza t’i bjerë një qese e tillë dhe papritur shfaqet një zotëri xhentil që e ndihmon të mbledhë produktet.
Dushet vetëm me ujë
Një skenë tipike filmash. Aktori ose aktorja futet në dush dhe uji rrjedh në trup. Ju prisni që të marrë shampo apo sapun apo dhe një sfungjer trupi, por personazhi nuk ndërmerr asnjë nga këta hapa.
Apartamente luksoze
Ndodh që personazhi i filmit apo serialit, edhe nëse punon si kamarier, të ketë një shtëpi të arreduar mirë dhe të vendosur në një zonë luksoze. Nuk ka asnjë dhomë me çarçafrë të vjetëruar. Pavarësisht gjendjes financiare të personazhit, ai ka pothuajse gjithmonë një makinë.
Këmishat e meshkujve
Është një moment shumë romantik në film apo serial ku vajza mban një këmishë burrash. Por, teksa këmishat e burrave janë të mëdha e të gjera, gruas që e mban veshur i rri shumë bukur. E çuditshme apo jo? Shikuesit shtojnë pyetjen, se përse vajzat nuk veshin rrobat e tyre.
Gjithmonë ka një rrëmujë në dhomën e një adoleshenti.
Besoj e kujtoni se kur ishim adoleshentë, në shumicën e rasteve, dhoma jonë nuk ishte e përsosur. Por në filma, duket se regjisorët preferojnë t’i shfaqin dhomat e adoleshentëve gjithmonë në rrëmujë. Përse?!
Në shtrat me këpucët veshur
Një tjetër skenë e zakonshme në filma. Vajzat ecin me taka në apartamentin e tyre dhe nuk i heqin ose kur qëndrojnë në divan apo shtrihen në shtrat. Edhe sikur rrugët e qytetit të jenë shumë të pastra, sërish nuk mund të prekësh çarçafët e sapolarë me këpucë.