Sot shënohet dita e dytë dhe e fundit e samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku pritet të ketë një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dita e sotme do të ketë një orar të ngjeshur, ku pritet të ketë një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg këtë mëngjes.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të intenerarit se çfarë do të ndodhë sot në samitin e NATO-s:

09:00-11:00 Kryetarët e shteteve të Këshillit të Atlantikut të Veriut do të takohen me Suedinë, Partnerët Indo-Paqësor, Jens Stoltenberg do të mbajë fjalimin e hapjes publike
Ora 10.50- Takmi mes Kryeministrit Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy
1-15:00- Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë me Suedinë
Konferenca për shtyp e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg
Ora 15:45- Takimi mes Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy
Ora 16:30- Konferencë për shtyp e Rishi Sunak
Ora 16:45- Konferencë për shtyp e presidentit çek
Ora 19:45- Fjalimi i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden

Nga samiti i NATO-s që u mbajt ditën e djeshme në Lituani u tha se nuk do të kishte një ftese për anëtarësimin e Ukrainës. Ditën e djeshme, liderët e vendeve anëtare ranë dakord se kjo do të ndodhte vetëm kur kur të plotësoheshin kushtet, por ata nuk përcaktuan një afat kohor. Presidenti ukrainas Zelensky e konsideroi absurd faktin që nuk do ketë ftesë dhe afat duke nënvizuar se NATO nuk ka gatishmëri për anëtarësimin e vendit të tij.