Nga Klevis Bakillari
Si per fat, boshllekun e mbylljes sezonale te emisioneve humoristike e estradave, e ka mbushur gara ne PD. Kjo gare me vlerë,vjen tashme si çdo verë,per te na freskuar mendjen me nje kokteil idesh te reja! Ky eshte ,ne fakt dhe ‘misioni’ i Kandidatit te perhershem.
Shume te fresketa jane shpalljet e reja si: veting politikaneve,kufizim deri ne dy mandate,zgjedhje te ndershme e te lira,lista te hapura,President nga Referendumi Popullor,zhbërje te ndryshimeve Kushtetuese te vitit 2008,forcim i maredhenieve me BE-SHBA.
Ka shume arsye te ekzaltohesh dhe pse eshte veshtire te ruash seriozitetin perballe ketyre ideve vertete novatore. ‘Veting Politikaneve’! Me doemos nje ide e goditur,e pazbatuar deri sot dhe shumë e ndershme.
‘Kufizim deri ne dy mandate’.Nje kryeveper. Këtu e kap direkt vetingu i mandateve sepse vetë po kerkon te marre mandatin per here te trete!
Kandidati na e servir idenë per ‘mbajtje te zgjedhjeve te ndershme e te lira’,sikur jo vetem po na hap syte drejt nje standardi te ri demokratik, por a thua se ketu ka ardhur nje popull tjeter ne nje epoke tjeter,ose mbase ka menduar se bota u krijua sot ne shek. XXI.
Ndersa ideja per ‘listat e hapura’, ta mbyll gojën.
Të kujton atë suksesin në zgjedhjet parlamentare te vitit 2021. ‘President me Referendum Popullor’.Kjo ide s’shahet;ishte ai guri i shahut që solli krijimin e Republikes se Re në vitin 2017!
‘Ndryshim te ‘ndryshimeve kushtetuese te vitit 2008″. Kandidati siç duket po kandidon per Kryeminister per te n-herë, dhe harron se per ndryshim te tille nevojiten mbi 90 vota dhe per me teper,se PD e tij eshte katandisur ‘një thelë’.
Kjo platformë interesante, eshte edhe argetuese ne kontekstin e sotem sepse eshte shpallur nga nje kandidat sozi. Kandidati ‘loser man’! Nese kandidati do te ishte i vertete, ai do te ishte vertete nje sozi i zi i vetevetes. Dhe s’ka asgje per t’u trazuar, se Kandidati ynë hynë tek njerezit qe e presin te ardhmen (publike), jo tek ata qe angazhohen per ta ndertuar.
Duhet pergezuar zotimi per , ‘forcimin e maredhenieve me BE-SHBA’ , dhe guximi per t’i konsideruar te deshirueshme dhe pse per shqiptaret ato jane ‘obligatoire’.