Deputeti socialist, i cili prezantoi raportin e PS për Arben Ahmetajt, iu përgjigj Gazment Bardhit duke i thënë se ai mbajti qëndrim politik dhe se përmendi emrin e kryeministrit Edi Rama ndonëse emri i tij nuk përmendet në dosje.

“Bardhi s’bëri asgjë tjetër, veçse mbajti qëndrim politik. Nuk jemi as gjykatë as prokurorë për të dhënë vendime. Kemi para një raport të paraqitur nga organi i akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë me personin nën hetim dhe gjykata është i vetmi organ që duhet të jap vendimin final. Deri në atë stad ne duhet t’i njohim prezumimin e pafajësisë. Ne nuk jemi këtu për të dhënë verdikte politike, përmendi plot emra, përmendi shumë herë kryeministrin e vendit, që në raportin e SPAK nuk ekziston gjëkundi”, tha Pëllumbi.