Spanjollët janë turistët risi e këtij viti. Ata kanë gjetur parajsën e tyre, në Sarandë. Ku duhet se nuk është e vështirë ti gjesh, as në lokale, e as në plazh.
“Quhem Raul, jemi një çift nga Spanja që kemi ardhur për të bërë pushimet këtu, është një vend që ka plazhe të mrekullueshme, është hera jonë e parë këtu në Shqipëri, kemi qenë në Vlorë në Ksamil dhe tani këtu në Sarandë , dhe qyteti jonë i preferuar është Saranda sepse ka plazh të mrekullueshëm dhe një gastronomi shumë të mirë”,-tha turisti.
Det i pastër dhe çmime të lira, kështu ka arritur Saranda si rrëmbejë zemrën spanjollëve.
“Në përgjithësi Shqipëria është një vend i lirë ne çmime në krahasim me çmimet qe kemi ne Spanjë, hahet mire dhe lire, dhe na pëlqen shume edhe natyra me këto plazhe kaq te
bukura, kemi vizituar syrin e kaltër dhe na pëlqeu”,-tha vajza.
Operatorët turistikë, thonë se ky fluks i tyre ka nisur që një vit më parë. Kjo pasi ata njihej si turistët që kërkojnë te eksplorojnë çdo gjë. Ndaj në Shqipëri, kanë gjetur çfarë kërkojnë, sidomos jetën e natës.
” Ka filluar ajo ardhja e parë e tyre ndërsa këtë vit kanë ardhur në masë më të madhe”, -tha Avenir Demi operatori turistik
Spanjollët kryesisht janë turistë shumë të mirë, gjëja që unë do thoja është që i japin një shtysë jetës së natës, që do të thotë janë frekuentues të restoranteve e hoteleve po plotësojnë pazllin, edhe jetën e natës.”
E teksa Shqiptarët, po preferojë të shkojnë në Ibiza, Spanjollët, po sjellin ritmet e tyre në Shqipëri.