Në momentet e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu është drejtuar turmave me një mesazh në koncertin #UkraineNATO33 në Vilnius.

Presidenti ukrainas dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u pritën me brohoritje të forta nga audienca në kryeqytetin lituanez.
Ai u tha të pranishmëve, shumë prej të cilëve ishin veshur me flamurin ukrainas, se “NATO do ta bëjë Ukrainën më të sigurt dhe Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë”.

Koncerti është një shfaqje e mbështetjes për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë. Kjo vjen pasi Jens Stoltenberg tha se një ftesë do t’i lëshohej Kievit për anëtarësimin në aleancë “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”.
Gjatë koncertit, presidenti lituanez Gitanas Nauseda i dhuroi Zelensky një flamur ukrainas të mbajtur nga vija e parë e luftës me Rusinë.