Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi mëngjesin e sotëm në Vilnus, se Ukraina ka bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2008, që në momentin kur NATO ra dakord që Ukraina ‘do të bëhet’ anëtare e aleancës.
Ai tha se anëtarët e aleancës ushtarake do të “dërgojnë një mesazh shumë të fortë dhe pozitiv nga NATO në Ukrainë” në samit.
“Ukraina është shumë më afër NATO-s, kështu që mendoj se ka ardhur koha për ta reflektuar këtë gjë në vendimet e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Për momentin NATO mbetet e ndarë për anëtarësimin e Ukrainës për arsye se shtetet e Evropës Lindore duan që Kievi të bashkohet si një anëtare e plotë, ndërsa të tjerët janë më të tërhequr pasi kanë frikë se do të tërhiqen në një konflikt të drejtëpërdrejtë me Rusinë.