Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë në konferencë për mediat pas takimit në kuadër të turit ballkanik të kryeministrit të Shqipërisë.
Vuçiç ndër të tjera foli edhe për Ballkanin e Hapur duke thënë se kjo nismë solli përfitime të mëdha për sicilin që mori pjesë.
Në lidhje me Procesin e Berlinit, Vuçiç është shprehur se Serbia gjithmonë e ka mbështetur këtë proces, si një forma rajonal i dobishëm.
“Ne gjithmonë e kemi mbështetur Procesin e Berlinit si një format rajonal shumë i dobishëm dhe besojmë se do të kontribuojë në bashkëpunimin e mëtejshëm, procesin e pajtimit dhe tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës”, theksoi Vuçiç.