Do të mbahet sot ceremonia e betimit të Taulant Ballës në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Ceremonia do të jetë sot në orën 11:00 në Presidencë.
Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaroi se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Balla shkruante se do ti shërbente me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.
Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë për shkak se u ankuan ndaj gurores në Borizanë që po u shkatërronte shtëpitë.