Po përjetojmë të gjithë një verë përvëluese, që po thyen rekorde botërore sa i përket temperaturave. Në këto kushte klimatike, kondicioneri është kthyer në shpëtimtarin tonë. Mjekët bëjnë thirrje të bëjmë kujdes, pasi sa e nevojshme, aq edhe e dëmshme mund të kthehet kjo pajisje ftohëse për shëndetin tonë.
“Predominojnë më tepër infeksionet e rrugëve të sipërme respiratorët, bajame të qëlbëzuara, dhimbja e fytit, tharje e fytit. Nëse rri gjatë i ekspozuar mund të shfaqësh dhimbje kokë, mund të kesh probleme me qafën apo dhimbje të mesit që vijnë nga ftohja.
Përveç të tjerave, kondicioneri jep problemeve të syve, tharje që nga dehidrimi. Temperatura që shkon deri në 40 gradë është një ndër shkaqet kryesor, shpesh herë problematikat e diarreve. Ngrihesh në mëngjes mund të ndjesh plogështie për shkak se është tharë ajri. Edhe me virozat edhe infeksionet që kemi tek fëmijët.”– tha Sonila Brati, Mjeke Pediatre.
Çfarë këshillash duhet të kemi parasysh?
“Kondicioneri duhet mbajtur në temperaturë normale, të paktën 5-6 gradë më pak se temperatura e jashtë. Nuk duhet ekspozimi drejt për drejtë me kondicionerin. Duhet herë pas herë që dhoma të ajroset që as të të rriturit as te fëmijët mos të kemi problematika të tilla.”- tha Sonila Brati, Mjeke Pediatre.