Qindra protestues kanë sulmuar portat kryesore të ambasadës suedeze në kryeqytetin irakian të Bagdadit, në orët e para të mëngjesit të sotshëm, në shenjë proteste kundër djegies së Kuranit në Suedi.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojë numrin e madh të protestuesve brenda perimetrit të ambasadës suedeze, si dhe tymin e zi dhe zjarr që del nga ndërtesa.
Protesta vjen vetëm disa javë pasi policia lejoi të zhvillohej një protestë islamofobe, ku organizatorët kishin planifikuar të digjnin librin e shenjtë mysliman.
Ajo cfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në Suedi, ku një burrë i vuri flakën faqeve të Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit, çoi në zemërim të papër4shkrueshëm të besimtarëve myslimanë në mbarë botën, përfshirë Irakun.
Për pasojë një numër i madh protestuesish shkelën ambasadën suedeze në Bagdad, ndërsa stafi i ambasadës suedeze janë siguruar.
“Ne dënojmë të gjitha sulmet ndaj diplomatëve dhe stafit të organizatave ndërkombëtare. Sulmet ndaj ambasadave dhe diplomatëve përbëjnë shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Autoritetet irakiane kanë përgjegjësinë për të mbrojtur misionet diplomatike dhe stafin diplomatik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ministria dënoi gjithashtu sulmin dhe theksoi rëndësinë e marrjes së masave të nevojshme nga autoritetet irakiane për të mbrojtur misionet diplomatike.