Më shumë se 500 garues nga 25 vende të botës, do marrin pjesë në maratonën e “Enkelanës”, që do zhvillohet të shtunën në 29 korrik në qytetin e Pogradecit.
Ky aktivitet i rëndësishëm sportiv krijon emocione të forta falë organizimit për herë të dytë në këtë qytet, ndërsa ndikim më të madh dha në promovimin e potencialit turistik.
Vrapuesit do ndahen në dy disiplina: 21 km (Lin-Pogradec) dhe 10 km (Pogradec-Tushemisht), ndërsa garat do jenë për meshkuj dhe femra.
Maratona e “Enkelanës” në Pogradec ka për qëllim të kthehet në traditë për qytetin.
Njoftimi i plotë:
Mbi 500 pjesëmarrës nga mbi 25 vende të botës tashmë të regjistruar si pjesë e kësaj maratone duke e kthyer Pogradecin në qytetit pritës të një ngjarje të madhe sprotive.
Këtu gjejmë rastin t’iu njoftojmë se 29 Korrik do të ketë një bllokim të përkohshëm të rrugës Lin-Pogradec nga ora 19:00-20:30 për shkak të kompeticionit sportiv.
Ndërkohë për rastet e emergjencave gjatë kësaj fashe orari do të mundësohet lëvizja e ambulancës.