Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nga kthetrat e të nxehtit përvëlues me temperatura që arrijnë vlera deri në 43 gradë Celcius. Vlerat më të larta të kësaj vale janë në qarqet Berat dhe Gjirokastër, por dhe në Tiranë, sipas sinoptikanëve.

Megjithatë edhe pse vlerat e matura janë 43 gradë Celcius, në oraret e mesditës ato ndihen edhe më të larta, theksojnë sinoptikanët.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, duhet të shmangen daljet e panevojshme në oraret e pikut, 11:00-17:00 dhe të qëndrohet në ambiente sa më të freskëta. Kjo vlen veçanërisht për të vegjlit, të moshuarit, por dhe të sëmurët kronikë.

Sipas sinoptikanëve, vetëm nga mesi i javës së ardhshme pritet të ketë një tërheqje të lehtë të valës ekstreme të të nxehtit.