Insituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se dita e sotme do të jetë me e nxehta e kësaj jave, ku termometri do të shënojë deri në 42 gradë C.

Edhe dita e nesërme pritet përvëluese, ku temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në 40 gradë C. Temperaturat e larta rrisin rrezikun për zjarre dhe IGJEUM ka ngritur alarmin për dy qarqe, Berat dhe Fier.

“Pasdite (e enjte, dt.20 dhe te premten, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”. Por në disa prej këtyre qarqeve Durrës (L), Elbasan (P), Kukës (VL), Lezhë (VP), Shkodër (VP), Tiranë (P) dhe Vlorë (VL dhe J) pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona e lokalizuara”-thuhet në njoftim.