Tirana do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Bardheblutë kanë fluturuar ditën e sotme në drejtim të Stambollit, aty ku do të përballen me skuadrën e Beshiktashit.

Bardhbelutë kishin vendosur të udhëtonin në orët e para të mëngjesit në drejtim të Stambollit, teksa në aeroportin turk ka pasur vonesa të shumta.

Për shkak të fluksit të madh të fluturimeve në një nga aeroportet më të mëdha në Europë, valixhet e stafit dhe lojtarëve të Tiranës janë vonuar më shumë se herë të tjera, teksa edhe trafiku nga aeroporti për në hotel ka qenë i konsiderueshëm.

Tirana është vendosur në një nga hotelet pranë stadiumit dhe nesër në orën 20:00 me orën tonë lokale, bardheblutë do të tentojnë të bëjnë surprizën ndaj Beshiktashit.