Trajneri i Beshiktashit, Senol Gunes ka hartuar listën e futbollistëve të ftuar për përballjen kundër Tiranës.
Për turin e dytë të Conference League, Tirana luan përballë gjigantëve turq, me këta të fundit që nuk do kenë të gatshëm sulmuesin kryesor.
Cenk Tosun është i dëmtuar dhe nuk do jetë pjesë e ekipit mbrëmjen e së enjtes më 27 korrik, duke nisur nga ora 20:00 në Stamboll. Në listë janë emrat e dy afrimeve të fundit, Jean Onana dhe Daniel Amartey.
Pasi kaluan Dinamon e Batumit në Gjeorgji, Tirana ka një detyrë të vështirë kundër Beshiktashit.
Të besuarit e Orges Shehit kërkojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze, për të shpresuar më pas se përballë tifozëve të tyre në “Air Albania” të tentojnë mrekullinë.