Një nga të afërmit e 4 viktimave që mbetën të mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh, u shpreh se ata kishin shkuar për tu larë që prej orës 15. Sipas tij ata i morën rreth orës 17 në telefon, por nuk po u përgjigjeshin.

‘‘Na thanë do shkojmë për tu larë. Siç ishin me shapka. Siç u nisën nga shtëpia. Na thanë që nuk do të vohohemi më shumë se një orë. U nisën në orën 15:00, në orën 17:00 i merrnim në telefon por nuk na dilnin. Nuk dinim as ku kishin shkuar.