Luiza Gega ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Serbi.
Atletja shqiptare, siguroi medaljen e tretë të artë, pasi arriti të fitonte në garën e 3000 metrave me pengesa. Kështu Gega preu edhe zyrtarisht biletën për Olimpiadën e Parisit.
Në një postim në faqen e saj në Instagram, Gega u shpreh e lumtur për këtë sukses të arritur.
“Çdo medalje ka rëndësi dhe e lumtur që arrita të marr 3 të arta për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Serbi. Vetëm në garën 3000 metra me pengesa tentova të vrapoj pak më shpejt për të kapur kohën e normës olimpike, duke realizuar kohën 9.21. Zyrtarisht preva biletën për në “PARIS 2024”. Dy garat e tjera 3000m dhe 5000m ishin thjesht gara taktike për të fituar medaljen e artë, por me një finish të shpejtë, pasi doja të ndjeja që në këmbët e mia ende ka forcë, edhe pse po bëja 3 gara për dy ditë”, shkruan atletja shqiptare në Instagram.