Rreth 1 vit e gjysmë nga shpallja ‘non grata’ në SHBA dhe në prag të 1-vjetorit të futjes në listës e zezë të Britanisë së Madhe, Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp për tezat e tij lidhur me non gratan britanike. Duke e quajtur korrupsion trans-nacional i zyrtarëve, si armë për të shkatërruar opozitën, kreu i Rithemelimit tha se akuzat ndaj tij për shpalljen non grata janë shpifje dhe janë bërë nga mafia e Sorosit.

Berisha u shpall non grata në SHBA në maj të 2021 për korrupsion madhor, ndërsa po për korrupsion ai u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe më 22 korrik të vitit të shkuar.