Sportistët e Ekipit Kombëtar të arteve të miksuara marciale, të cilën morën vendin e dytë në Kampionatin Ballkanik të Arteve Marciale Mikse, u pritën këtë fundjavë në takim nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

“Kemi filluar të fundit në këto aktivitete dhe tani kemi dalë në vend të dytë dhe jam i bindur se është vetëm çështje kohe derisa të shkojmë në vend të parë”.

Tirana këtë vit mban titullin Qyteti Evropian i Sportit dhe Veliaj u shprehu mirënjohjen të gjithë lojtarëve që i sollën Shqipërisë medalje nga një sport jo shumë të njohur dhe praktikuar në vendin tonë. Kryebashkiaku vlerësoi ftesën për të mirëpritur Kampionatin Botëror.

“Më vjen mirë që kemi marrë një ftesë për të qenë mikpritës edhe i Kampionatit Botëror. Nuk do e merrnim dot këtë ftesë nëse Tirana s’do kishte provuar që di të bëjë aktivitete të mëdha dhe të disiplinuara. Është një vend i sigurt, ku turisti nuk preket, ku ti, edhe në mes të natës mund të ecësh lirshëm.”.

Kreu i Bashkisë tha se deri më tani në Tiranë janë organizuar 600 aktivitete sportive, ndërsa synimi është që ashtu si në vitin e Rinisë, të arrihet në mbi 1000 aktivitete deri në fund të vitit.