Një sasi lëndë plasëse i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Burime për Panorama bëjnë me dije lënda plasëse është vendosur pranë ish-magazinave gjatë mesnatës, ku ende nuk dihen personat që janë përfshirë në këtë ngjarje.

Mësohet se magazinat janë në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi.

Burimet bëjnë me dije se Jahja nuk është person problematik, as me precedent, ku ende nuk dihen motivet mbi ngjarjen.