Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, duke zhvilluar një garë brilante. Holandezi preu i pari vijën e finishit edhe pse mori penalitet me pesë vende, ndërsa menjëherë pas tij u rendit shoku i skuadrës te Red Bull Sergio Perez.

Podiumi u plotësua me pilotin e Ferrarit, Charls LeClerc i cili u nis nga vendi i parë, por nuk shkoi më shumë se fundi i podiumit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz, që u detyrua të tërhiqej nga gara. Më ketë fitore Verstappen shkon shumë pranë titullit të tretë kampion rradhazi në Formula 1.