Dalin pamjet e një sherri masiv që ndodhi ditën e djeshme në në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë mes dy fiseve, të përfshira në një konflikt për një gurore.
Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga Xhelal Rraja dhe Përparim Rraja. Pas konfliktit, dy vëllezërit janë shtruar në spital, ndërsa Rrajat janë në shoqëruar.
Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.
Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.