Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla publikoi të enjten pamje nga rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore në Kafaraj të Fierit.
Balla, duke komentuar pamjet, nënvizon se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë.
“Kafaraj, Fier. Vijon puna për rikonstruksionin e rrugës lidhëse të fshatit dhe zonës përreth me autostradën Fier – Tepelenë. Premtim i mbajtur”, nënvizon Balla.
Fshati i Kafaraj i Fierit është një nga pikat më të rëndësishme të prodhimit të luleshtrydhes për eksport. Mbi 8 mijë tonë luleshtrydhe prodhohen vetëm në Kafaraj të Fierit, pjesa më e madhe e të cilave shkon për eksport.
Aktualisht në Kafaraj kultivohen 160 hektarë me luleshtrydhe, ndërkohë që 8 vite më parë nuk kultivohej asnjë hektar me këtë kulturë bujqësore. Falë skemave mbështetëse të qeverisë për bujqësinë, fermerët kanë rritur sipërfaqet e mbjella me kultura që shkojnë për eksport.