Kupa e Botës 2026 do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada por pjesa dërrmuese e sfidave është parashikuar në tokën amerikane ku do të shkelin miliona tifozë nga mbarë bota.

Për t’i dalë punës përpara, Shtëpia e Bardhe njofton ngritjen e një grupi pune që do tëdrejtojë gjithë procesin e vizave hyresë drejt SHBA. “Daily Mail” bën me dije se ky grup do të përbëhet nga specialistë të cilët do të kërkojnë të gjejnë zgjidhje sa më të shpejta në lidhje me shqetësimet e skuadrave apo tifozëve.

Edhe pse turneu do të startojë saktësisht pas 3 viteve, shumë shoejt do të ngrihet një sistem i ri për të lehtësuar sa më shumë punën dhe për të evituar radhët e gjata nëpër ambasada apo konsullata.

Në Botërorin 2026 me një format të ndryshuar do të luhen 104 dhe jo më 64 ndshje sepse numri i skuadrave është rritur nga 32 në 48.