Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka komentuar vizitën e tij një ditë më parë në Kosovë, ku nuk arriti të zhvillonte takim me homologun Albin Kurti.

Rama tha me ironi se nuk ndihet i fyer pasi nuk ishte një dhëndër që do takonte nusen që nuk i doli në takim dhe se nuk gjykon mënyrën e përceptimit të Albin Kurtit në lidhje me situatën.
Megjithatë, Rama tha se Tirana është shtëpia e Kurtit dhe se ai do të jetë i ftuar në takimin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin dhe nuk u ndjeva i fyer si një dhëndër për të cilin nusja nuk i doli në takim unë shkova atje siç erdha edhe këtu. Në mënyrë absolute nuk kam asnjë problem personal. Këtë situatë unë e përjetoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku ndërsa albini e përjeton që duhet ta kalojë pa u takuar nuk jam këtu për ët bërë interpretime të historisë. Pavarësisht se cili është qëndrimi i Bashkimit Evropian në takimin e Tiranës për procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar unë dua që të jemi të gjashtë aty, Albin Kurti është në shtëpinë e vet në Tiranë madje mund të jetë edhe i ftuar për të marrë pjesë në zgjedhje.”- tah Rama.