Një 33 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritet Spanjolle u arrestua nga policia në Vlorë me qëllim ekstradimin e tij.
Sipas autoriteteve spanjolle 33-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar kanabis me anë të llambave.
33 vjeçari akuzohet si pjesë i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit. Gjykata në Spanjë më 6 korrik të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Dienis Haskaj, ka përdorur edhe dy mbiemra të tjerë Hoxhaj dhe Jazaj.
‘Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim të ngushtë me DVP Vlorë. Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :
-V. H, alias V. H, alias V. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave. Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.’- njofton policia.