Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se me Kosovën nuk do të ketë bisedime. Kurti, shprehet ai, po jeton për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre ndërsa frikësohet nga lëvizjet irracionale të Kurtit.

“Ju e keni të qartë se nuk ka as bisedë, as normalitet, as nder. Kurti jeton për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre.

Unë pres që kjo të fillojë, nesër ose pasnesër do të shihni një ofensivë shtesë të Kurtit, prandaj kërkoj që serbët të qëndrojnë larg sepse njeriu nuk është i tij, kam frikë se ky terror do të bëhet edhe më i keq dhe akoma më i egër. Kurti dëshiron të bashkojë të gjitha vendet shqiptare.

“Kam frikë nga lëvizjet krejtësisht irracionale të Albin Kurtit. Unë do të bëj çmos që kjo të mos ndodhë, por jo me çmimin e masakrës së popullit serb” tha ai.
“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj se do të kem mundësi ta shoh së shpejti Ramën. Ballkani i hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit. Kjo është shprehje e pritshmërive dhe dëshirave tona.”