Xhaka tregon arsyet pse u largua nga Arsenali.
Ndër tjera, Xhaka theksoi se nuk ishte arsyeja gruaja e tij.
“Ka pasur gjithandej spekulime se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo s’është aspak e vërtetë. Është fakt se unë jam person që gjithmonë më interesojnë sfidat e reja”, ka thënë ai për Keystone-SDA.
“Pas shtatë vjetësh, ishte koha për diçka krejt të re. Liga nuk është e re, por klubi po. Gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv dhe Xabi Alonson (trajnerin), kam ndier se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte më i vlefshëm dhe se më përshtatej 100%”, ka shtuar Xhaka.