Analisti Eduard Zaloshnja duke analizuar situatën brenda opozitës tha se nuk sheh dritë në fund të tunelit, të paktën derisa të largohet Sali Berisha. ”Kemi një PD që duke nisur që nga shpallja e Berishës person non grata është thërrmuar në pjesë të ndryshme.

Pjesa më e madhe ka mbetur e Berishës por megjithatë ka qenë shumë e vogël për tu përballur me numrin elektoratit të Ramës që i ka të salduar 800 mijë vota nga 2009 e këtej’’, analizon Zaloshnja për Report TV.

A ka mundësi PD të riformohet dhe të krijohet një opozitë e re?

“Hë për hë jo. Sa të jetë Berisha. Se u bënë 3 PD zyrtarisht nuk dihet ku është vula. Kemi një PD të Berishës, një PD të Bashës dhe një e Gaz Bardhit. Nuk shoh një rrymë apo grup politikanësh që të dalin në një rrymë tjetër. Pjesa tjetër e Ilir Metës ka segmentin e vet që lufton për votat e veta e do të jetë faktor por nuk e shoh Ilir Metën të konkurojë të bëhet kryetar i PD-së”, shtoi Zaloshnja.